Kryefjala Logo

Zbardhet plagosja e 15 vjeçarit, u godit nga xhaxhai i tij

31 Janar, 2025 | 7:36 pm

Policia e Tiranës ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Fushë-Mëzez të Tiranës ku një 15-vjeçar mbeti i plagosur me tre plumba.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka vënë në pranga xhaxhain e 15-vjeçarit, 29-vjeçarin me ininciale Florant Pëllumbin, si dhe ka shpallur në kërkim vëllain binjak të këtij të fundit, shtetasi Nazmi Pëllumbi.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 29-vjeçari Nazmi Pellumbi gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllain e tij binjak, ka qëlluar me armë zjarri drejt tij dhe si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur aksidentalisht nipi i tyre 15-vjeçar,shkruan Newsbomb.al

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi N. P. gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë e tij binjak, shtetasin F. P., në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Nga këto të shtëna ka mbetur i dëmtuar 15-vjeçari (djali i vëllait tjetër të tyre), i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në vijim të veprimeve për këtë rast:

U shpall në kërkim Nazmi Pëllumbi, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ndërsa, u arrestua vëllai i tij binjak, 29-vjeçari Florant Pëllumbi, pasi iu gjet në banesë një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Ky shtetas akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Plotë i Policisë:

Tiranë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri një 15-vjeçar.

Shpallet në kërkim një 29-vjeçar (xhaxhai i 15-vjeçarit), pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë binjak, ka qëlluar me zjarri drejt tij dhe nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht 15-vjeçari (nipi i tyre).

Arrestohet binjaku i 29-vjeçarit, pasi iu gjet në banesë një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, kanë bënë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmë, në Fushë-Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri 15-vjeçar.

Në vijim të veprimeve për këtë rast:

u shpall në kërkim shtetasi N. P., 29 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-u arrestua shtetasi F. P., 29 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi N. P. gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë e tij binjak, shtetasin F. P., në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Nga këto të shtëna ka mbetur i dëmtuar 15-vjeçari (djali i vëllait tjetër të tyre), i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Të ngjashme