Lajme
Pezullimi i fondeve nga Amerika, sa do të humbte Shqipëria nga vendimi i Trump?
30 Janar, 2025 | 8:59 pm

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar fondet e ndihmës për vendet e huaja, përfshirë Shqipërinë, si pjesë e një vendimi të firmosur nga ish-presidenti Donald Trump. Ky vendim ngre shumë pikëpyetje, ndërsa në vitin 2023 u shpërndanë 39 milionë dollarë, të për sektorë kyç në vendin tonë.
Nga një analizë e detajuar e fondeve të alokuara për Shqipërinë, rezulton se 19.6 milionë dollarë ishin destinuar për paqen dhe sigurinë, duke mbështetur institucionet e rendit dhe forcat e sigurisë, ndërsa 13.4 milionë dollarë ishin ndarë për forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Një fond prej 3.319 milionë dollarësh ishte dedikuar për ndihmën humanitare, ndërsa 2.434 milionë dollarë shkonin për sektorin e arsimit dhe shërbimeve sociale.
Shpërndarja e fondeve për 2023
Shëndetësia kishte përfituar 556 mijë dollarë, ndërkohë që për mbrojtjen e mjedisit ishin ndarë vetëm 80 mijë dollarë. Projektet multisektoriale kishin siguruar 2.097 milionë dollarë, zhvillimi ekonomik ishte mbështetur me 5 mijë dollarë, ndërsa 865.8 mijë dollarë ishin destinuar për mbështetjen e programeve.
Ky vendim i administratës amerikane vë në pikëpyetje vazhdimësinë e projekteve që varen nga ndihma financiare e SHBA-së. Ende mbetet e paqartë nëse ky pezullim do të jetë përkohësor apo i përhershëm dhe si do të ndikojë në reformat dhe zhvillimin e sektorëve strategjikë në Shqipëri.
Megjithatë pritet me interes të shihet se çdo të ndodhë, pasi po ditën e djeshme ishte Gjykata Supreme që rrëzoi urdhrin ekzekutiv të Donald Trump. 38 milionë dollarë ndihma për Shqipërinë, janë një shifër e konsiderueshme që prek shumë sektorë siç i kemi cekur më lart, shkruan Newsbomb.al
















































