Showbiz
Miriami edhe vetë habitet se si kaluan 15 vite nga ky moment deçiziv i karrierës së saj dhe Albanit …
8 Shtator, 2023 | 9:29 am

Miriam Cani karrierën muzikore e nisi me grupin gjerman “Preluders” ku i dha vëmendjen dhe famën e publikut ndërkombëtar.
Për publikun shqiptar, Miriam Cani u bë e njohur masivisht me këngën “Let me die with you”, dueti i parë me Alban Skënderaj, sot bashkëshorti i saj dhe asokohe do të ishte kjo këngë që do të paralajmëronte edhe lidhjen e çiftit. Por Miriami edhe vetë është habitur se si kaluan 15 vite nga publikimi i këtij dueti të tyre të parë, që ka pasuar me të tjera këngë të suksesshme. Sot ata janë prindër të dy fëmijëve dhe artiste tepër të afirmuar në trevat shqipfolëse.










































