Showbiz
Lyrical Son baba për herë të tretë, zbulon gjininë e bebit
3 Shtator, 2023 | 11:38 am

Lyrical Son po bëhet sërish baba. Ai dhe gruaja e tij Gresa, të cilët janë prindër të dy vajzave, po presin këtë herë një djalë. Çifti realizoi edhe një “baby shower” në Amerikë dhe ndanë me ndjekësit fotografi nga dita e veçantë. Siç duket qartazi nga dekori i kaltër ata do të bëhen prindër të një vogëlushi, i cili vjen në jetë pas dy motrave të tij bukuroshe. Sa i takon muzikës Lyrical Son ka qenë aktiv edhe përgjatë këtij sezoni veror.










































