Showbiz
Kunati i vogël i bën një premtim Luizit…
10 Korrik, 2023 | 9:35 am

Pasi dolën nga shtëpia e “BBV” njerëzit ishin kuriozë të dinin sesi do ishte marrëdhënia mes Kiarës dhe Luizit duke qenë se kanë një diferencë të madhe në moshë. Mirëpo duket se Rayan ka shumë dashuri për Luizin, e madje i ka premtuar se do t’i qëndrojë gjithmonë pranë.
“Unë do jem me ty gjithmonë më tha”- shkruan Luizi krah fotos me Rayan e cila është realizuar në Tiranë.
Edhe nëpër koncerte Kiara kur mundet është gjithnjë pranë partnerit të saj, siç ndodhi herën e fundit në Shkodër. Pra mesa duket së shpejti do ta kemi atë dasmën e madhe që mezi e presin fansat e këngëtarit.












































