Kryefjala Logo

Produkti me të cilin Top Channel krenohet, bullizon publikisht dhe fton fansat të shajnë një femër. Pse Lori Hoxha hesht?

9 Korrik, 2023 | 7:22 pm

Një video skandaloze qarkulloi sot në rrjet ku Luiz Ejlli bullizon haptas Dea Mishel, ish banoren e reality show ku ai doli fitues. Ai citon atë që dikur e ka etiketuar si provincial dhe këtë gjë e lidh me faktin që vjen nga Shkodra. Luizi “viktimizohet” dhe drejton revoltën e publikut në sallë ku ai ishte për të kënduar, drejt Dea Mishel e cila nuk ka përmendur sipas saj qytetin e tij të lindjes por mentalitetin e tij si njeri. Pas kësaj turma këndon e organizuar nga Luizi “Oj Lulija jonë me limona” duke arritur tek vargu ofendues që është as me pak e as më shumë një sharje nga nëna për Dea Mishel.

Luiz Ejlli aktualisht menaxhohet nga Top Channel televizioni që shpesh është vetë krenuar me fushata pro vajzave, femrave dhe kundër dhunës fizike dhe verbale ndaj tyre. Por sot asnjë fjalë nga kjo media apo drejtuesja e saj Lori Hoxha. Shpesh Lori në postimet e saj ka dashur të shfaqet si pro femrave dhe sikur ka në fokus ndihmën për kauza të ndryshme në mbrojtje të tyre. Po sot? Çfarë ndodhi? Pse asnjë reagim për një çështje që rrjeti po zjen? Mos vallë daljet e Luizit me këto provokime bullizuese janë skenar i TCH për klikime dhe ne kemi rënë në rrjetën e tyre aspak etike dhe ofenduese për një shoqëri që nga mediat presin emancipim dhe jo mesazhe anadollake ku një mashkull ofendon dhe fton turmën të ofendojë një femër.

Duke qenë se Lori është femer dhe pothuajse një moshë me Dea Mishel, i takon që personalisht apo nëpërmjet televizionit të saj të mbajë një qëndrim zyrtar dhe të tregojë publikut si e mendon në lidhje me këtë ngjarje. Top Channel është televizion i emancipimit dhe mbrojtjes së femrave shqiptare apo makineri klikimesh dhe shikimesh gjakatare që shkel mbi dhjetra histori vajzash dhe grash që nga bullizimi kanë vuajtur, madje kanë përfunduar edhe tragjikisht.

Të ngjashme