Kryefjala Logo

Rikthehet me sukses Festivali Folklorik i Gjirokastrës. Tradita ndez skenën me muzikë valle dhe kostume.

30 Qershor, 2023 | 12:34 pm

Gjirokastra me valle e këngë, edhe sonte në natën e 7-të, do të na magjepsë, me grupe të tjera.

Festivali Folklorik i rikthyer pas 8 vitesh, mirëpret në skenën e Argjirosë, ansamblet shumë ngjyrëshe dhe grupet popullore. Kalaja e gurtë, jehon nën muzikën e traditës ku të kënaqet shpirti dhe të thërret ADN-ja. Ky festival është prezantuar nga moderatoja Vilma Masha, e cila shihet në një tjetër skenë veç asaj të sportit. Me mjaft finesë dhe elokuencë gazatarja bukuroshe e veshur çdo mbrëmje me kostume tradicionale të stilizuara, prezanton ansamblet e magjishme.

Kjo është një eksperiencë fantastike, për të, nga ato të rrallat që shënjojnë karrierën e një gazetari është shprehur Vilma. Festivali bart në vetvete, trashëgimi, kulture, zakone, art, traditë dhe përcjell lidhur si me një fill të hollë vlerat brez pas brezi. Skenaristi Pandi Laço dhe regjisori Bledi Laço kanë bërë një pune të jashtëzakoshme duke nxjerrë në pah vlerat më të mira artistike të grupeve pjesëmarrëse. Festivali do të mbyllet të shtunën me datë 1 korrik, ku dhe finalja i është besuar sërish Vilma Mashës.

FAAA02A1 A938 400E 9A85 2E244BD26F32

E8D09B40 D9B5 4BB0 A08C 8063A0DF4B4F

95301C16 4EA3 419A B8EB EA7BDAA9E8795D5D194F B2BF 4376 BD5E F42995849C09

432B7F30 5215 4799 86E2 A5DDA29D437B

860F100E 6B76 42C5 9BBA 88C94D98A885

Të ngjashme