Kryefjala Logo

Digjet përsëri lokali i Noizyt: komentohet për zjarr të qëllimshëm për të përfituar sigurimet

29 Qershor, 2023 | 11:08 am

Telashe të reja për këngëtarin Rigels Rajku njohur me pseudonimin Noizy. Mësohet se gjatë natës lokali në pronësi të tij në zonën e Currilave në Durrës është përfshirë nga flakët. Gazetarja Klodjana Haxhiaj konfirmoi lajmin për BalkanWeb.

Kjo është hera e dytë që digjet brenda një muaj lokali i këtij këngëtari, ndaj ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme. Por pasi lajmi u hodh në rrjetet sociale me shumë komenteve mbështetës të bëjnë përshtypje disa komentues që hedhin dyshime se zjarrvënia ka qënë e qëllimshme nga vetë pronarët e biznesit me qëllim përfitimet nga sigurimet ndaj zjarrit, që në raste të tilla kompensojnë me shifra të mëdha. Sidoqoftë fjalën e fundit e thonë organet përkatëse.

00B5BEDE 7350 4C9A 8E9C CA0096579D98

5CDE547B 1C96 464C BD2E E46C24A5111F

Në vendngjarje kanë arritur forca të shumta policie, zjarrfikëse si dhe autoambulanca.

Të ngjashme