Showbiz
Një shqiptar performon në koncertin e Coldplay
27 Qershor, 2023 | 11:35 am

Florian Kuka, një 11-vjeçar i talentuar shqiptar me origjinë nga Kopliku i Malësisë së Madhe ka performuar në skenë në koncertin e artistit me famë botërore Coldplay në stadiumin “Etihad” në Manchester.
Ai ka lindur në Angli është përzgjedhur nga artisti në mesin e shumë fëmijëve të tjerë për të performuar në bateri në koncertin e 1 qershorit.
Prindërve të fëmijëve që kanë performuar u janë dhuruar bileta falas në zonën “VIP” për të ndjekur koncertin. Në shenjë falenderimi për performancën e tyre të shkëlqyer në koncertin e Coldplay është organizuar edhe një festë për fëmijët ku i janë shpërndarë edhe dhurata./iconstyle












































