Kryefjala Logo

Ledri dhe Romeo “kryqëzohen” nga fansat …

25 Qershor, 2023 | 6:58 pm

Ledri Vula dhe Romeo Veshaj publikuan bashkëpunimin e tyre të parë “E keni dit”. Mirëpo veç djemve në sfond dëgjohet edhe një zë tjetër, i cili dallohet qartë që nuk është as zëri i Ledrit e as i Romeos.

Bëhet fjalë për këngëtarin e komunitetit rom, Klement Selitën, i cili këndon refrenin dhe pothuajse pjesën më të madhe të këngës. Mirëpo emri i tij nuk figuron te titulli i këngës dhe i njëjti nuk shfaqet as në klip.

Kaq ka mjaftuar që një pjesë e mirë e fansave të shprehin shqetësimin e tyre për faktin se Klementit nuk i janë dhënë merita të mjaftueshme për këngën.

IMG 3479

Të ngjashme