Kryefjala Logo

Jonida dhe Besniku prindër për herë të dytë, vjen në jetë IAN…

25 Qershor, 2023 | 2:35 pm

Jonida Vokshi ka sjellë në jetë bebushin e saj dhe lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti, Besnik Krapi, i cili përmes një postimi në Instagram, njofton se Jonida është shëndoshë e mirë. Aktori ka zbuluar edhe emrin e djalit dhe ai quhet, Ian.

“Shokë e shoqe. IAN quhet djali ynë që lindi shëndoshë e mirë sot. Jonida është shumë mirë dhe ju përqafojmë të gjithëve”, shkroi Besniku në Instagram.

Jonida dhe Besniku janë gjithashtu prindër të një vajze, të quajtur Emi.

IMG 3476

Të ngjashme