Showbiz
Olsi Bylyku flet për ndarjen nga Egli Tako: Asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit
24 Qershor, 2023 | 10:20 am

Mbrëmjen e djeshme Olsi Bylyku ka qenë i ftuar në “Më ler të flas” ku ka treguar versionin e tij të ndarjes nga Egli Tako.
“Unë me thënë të drejtën i kam parë lajmet e në disa gjëra kanë pasur të drejtë në disa të tjera kanë bërë shkrimet e veta. Me thënë të drejtën jam një njeri që jam shumë përgjegjës dhe mundohem shumë që ti mbaj ato balancat e mira me miqtë e kolegët, mundohem ti jap kohën të gjithëve e partneres. Kjo balancë ndoshta më ka vënë edhe një përgjegjësi mbi shpatulla që të ec me plan se ku dua të shkoj e ku dua të jem dhe unë mendoj se edhe me Eglin ja kemi arrit planin sepse besoj që e kemi këndu historinë tonë një vit më përpara.”
Fjalë këto që u dukën si një “fjalim lamtumire”, të paktën sipas Donaldit, ndërkohë që i pyetur nëse kishte qenë nëna e tij shkaku i ndarjes(sic është shkruar në mediat rozë) apo dicka tjetër, Olsi tha:
“Unë me Eglin kam qenë në një lidhje as të fejuar as të martuar. Historinë tonë e kemi kënduar me dy këngë me Eglin. Unë kam parë lajme kohët e fundit çfarë s’kam parë. Edhe një deklaratë të shokut tim Lorencit. Nuk ka pasur asnjë gabim nga asnjëri, besoj që ishte zgjedhja më e mirë që për herë të parë në jetën tonë zgjodhëm veten tonë.”
Pra arsyeja e ndarjes ishin vetëm rrethanat, ndërsa i pyetur nëse i mungon ose jo, aktori tha:
“Nuk besoj që asnjërit nga ne nuk i mungon prania e njëri tjetrit por asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit.”











































