Showbiz
Në fund të koncertit Elvana i falenderon të gjithë (edhe Florin)…
23 Qershor, 2023 | 12:53 am

Mbaroi! Por me sukses… koncerti i parë që u zhvillua në stadiumin “Arena” nga një artiste shqiptare ishte “Dekada” nga Elvana Gjata. Artistja performoi përpara publikut (që ishte i shumtë në numër) të gjithë arsenalin e hiteve të saj. Dhe në fund të çdo eventi nuk mund të mungojnë edhe falenderimet, përveç atyre të publikut Elvana nuk ka harruar të përfshi këtu edhe kompozitorët e tekstshkruesit që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të saj artistik,e që në fakt pjesa më e madhe e hiteve të saj mban emrin FLORI MUMAJESI…










































