Showbiz
Shpat Deda rikthen në ekran Ledion Liçon
22 Qershor, 2023 | 9:24 am

Në shumë intervista personale të tij, Ledion Liço e ka thënë gjithnjë me zë të lartë se një prej artistëve të tij të preferuar ka qenë dhe mbetet, Shpat Deda. Ndaj jo më kot Ledioni ka rikthyer emisionin e tij “A live night” ku ka vendosur të dalë edhe vetë në ekran. Nëse i hedh një sy të gjitha emisioneve që ka bërë me artistët e tjerë Liço ka preferuar të qëndrojë pas kamerave, por me Shpatin ka preferuar të kundërtën. Madje intervista e tyre nis me pamje të vitit 2007 ku Ledioni ka prezantuar për herë të parë artistin.









































