Kryefjala Logo

Pas Bebe Rexhës një tjetër këngëtare goditet me shuplakë në skenë!

21 Qershor, 2023 | 2:30 pm

Bebe Rexha, u sulmua gjatë një koncerti të saj në Nju-Jork, ku u godit me telefon në skenë teksa po këndonte dhe po bënte simbolin e shqiponjës. Autori i sulmit u arrestua dhe tha se e kishte kryer veprimin thjesht për shaka, për të parë nëse do të mund ta godiste këngëtaren, apo jo. Por pas kësaj një tjetër incident ka ndodhur me këngëtaren shqiptare Ava Max.

Incidenti i kapur në kamera është publikuar nga mediat lokale ne LA, ku shihet një djalë që e godet Avën edhe pse rojet e sigurisë e kishin kapur. Ata e largojnë të djalin me shpejtësi, ndërsa këngëtarja vijoi shfaqjen e saj.

Blogu muzikor “About Music” citon këngëtaren me origjinë nga Saranda, të ketë thënë. “Më qëlloi aq fort saqë më gërvishti syrin. Nuk ka për të ardhur më kurrë në spektaklet e mia”.

Të ngjashme