Showbiz
Tani që Klanifornia u mbyll ka një gjasë që këta dy aktorë t’i shihni në Portokalli…
6 Qershor, 2023 | 8:58 am

Klanifornia është tashmë e shkuar e harruar. Në shtator nuk do ta shohim më në ekranin e Tv Klan dhe për pasojë edhe aktorët do të mbeten pa punë. Megjithatë thuhet se dy prej tyre janë parë në ambientet e Top-Channel dhe këtë sezon mund ti shohim në Portokalli.
Ata e kanë nisur nga karrierën nga ky program dhe nëse do të bien dakort do të rikthehen përsëri në show-n ku nisi karriera e tyre. Bëhet fjalë për Olsi Bylykun, i cili u bë i njohur me personazhin e “Kimikatit” dhe Jul Dedën që ka qenë një nga aktorët e parë të këtij show humoristik dhe i njohur kryesisht në treshen më të famshme të kohës ThShlBsh.
Deri tani këto janë thashethemet që qarkullojnë për aktorët megjithatë të shohim se çdo të ndodhë me ta në fillim të tetorit.












































