Showbiz
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të dytë…
21 Maj, 2023 | 8:53 am

Skerdi dhe Vesa janë bërë prindër për herë të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e këngëtarit të njohur përmes një postimi në Instagram. Reo është emri që ata kanë zgjedhur për bebushin e dytë i cili vjen pas Roit që ishte bekimi i tyre i parë.
‘Sot, Zoti e bekoi familjen tonë edhe me një djalë. 20 maji do të mbetet përherë lumturia jonë e dytë. Mirë se erdhe bota jonë’, është shprehur ajo në Instagram në fotografinë e parë me të birin dhe Skerdin.
Jetë të gjatë Reo!













































