Showbiz
Luizi dhe Meridiani hidh e prit kunja për miqësinë e tyre…
19 Maj, 2023 | 4:26 pm

Meridian Ramçaj dha sot një intervistë ku tregoi se sa shumë ishte habitur nga fakti që Luiz Ejlli e kishte mohuar si shok. Ai postoi fotot e vjetra me Luizin, gjatë kohës kur të dy udhëtonin me të fejuarat në Paris, mirëpo s’ka vonuar edhe reagimi i Luiz Ejllit.
Këngëtari ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet i ulur në karrige, ndërsa krahas saj shkruan: “Karrigia më tha që njihemi prej kohësh, sepse kemi dhe foto bashkë”.
Nuk e dimë se si do të vijojë kjo histori mes “shokësh”, por dimë që Luizi ka mohuar si shok dhe dy miqtë e tjerë Jonin dhe Marion.













































