Kryefjala Logo

Artikull me Oltën dhe Efin? Kiara nxjerr fytyrën e vërtetë!

18 Maj, 2023 | 7:02 pm

Kiara Tito ka rënë së fundmi pre e një ‘telefonate kurth’ nga “Ndryshe” në TAR ku i është kërkuar që të bëjë një set fotografik me Olta Gixharin dhe Efi Dhedhes.

“Jo jo nuk bëhet me vjen keq. Në një artikull me Oltën dhe Efin jo se kam gjë por nuk e bëj. Tani jam shumë e rezervuar bërë këto daljet dhe nuk kam interes. Ti e ke parë se çfarë ka ndodhur në Primen e kaluar që janë bërë pak bisedat personale”- tha ajo.

Mirëpo që moderatorja të binte mepatjetër pre e kurthit, asaj iu ofrua dhe një pagesë prej 20 mijë eurosh. E teksa dukej se shuma e bëri të lëkundej pak në vendimin e saj, ish-banorja përsëri u shfaq hezituese.

Sakaq asaj iu ofrua më pas dhe një opsion për të bërë foto me opionisten e BBVIP, Zhaklin Lekatarit për 50 mijë euro, të cilën Kiara e refuzoi menjëherë.

“Qyqja larg qoftë, jo jo. Me Zhakun… po an gjeni ndonjë personazh tjetër”– ishte përgjigja e saj.

Të ngjashme