Kryefjala Logo

Zhaku mburr Serbinë dhe Nita e quan”Marre!”

15 Maj, 2023 | 12:13 pm

Zhaklin Lekatari është një nga personazhet më të diskutuar për momentin dhe për fat të keq,komentet e njerëzve nuk janë nga më të mirat.
Si vend demokratik,të shprehësh lirisht opinionin tënd është bazike,por kur luan me historinë dhe dhimbjen e dikujt tjetër është ligësi.

Kështu po interpretohet veprimi i fundit i Zhakut i cili nisi me një status në Twitter ku shkruan:”Të thuash të vërtetën në një kohë mashtrimi është veprim revolucionar”
Një komentuese ia kthen:”Zhaku, vajzë, të dua, por qëndro e sigurt”

“Jam shumë e sigurt, në vend ku s’ka shqipe.”-ia kthen Zhaku dhe poston flamurin Serb duke treguar se ndodhet atje.
“Jam shumë e sigurt, në vend ku s’ka shqipe.”ka vazhduar opinionistja dhe Nita Latifi nuk e ka kapërdirë dot.

Ajo riposton foton e Zhakut me flurin Serb dhe shkruan:”Hipokrizi e gjallë!!Marre!!”
Nita ka shpërndarë edhe mesazhin e një vajze që thotë:”Por sot me këtë postim, pikërisht sot me datë 14.05.2023, në 24-vjetorin e një nga masakrave më të mëdha në Kosovë, atë të Qyshkut të Pejës, ku u dogjën për së gjalli bashkëfshatarët e mi, Zhaklina ma copëtoi zemrën si sot 24 vite më parë. Për Zhaklinën kjo nuk do të thotë asgjë, sepse Zhaklinës nuk i kanë vrarë e masakruar e djegur apo dhunuar në sy askënd”

E në fakt të gjithë do donim të dinim pse ky reagim duke ditur armiqësinë ndër vite mes Shqiptarevë dhe Serbisë,e njohur për masakrat ndaj Kosovës..

Të ngjashme