Showbiz
U desh të shkonte me pushime që këngëtari shqiptar të na thoshte se është në një lidhje…
12 Maj, 2023 | 4:26 pm

Klajdi Haruni është një nga ata këngëtarë që nuk lakohet kurrë sa i përket jetës së tij personales pasi ka zgjedhur që atë ta mbajë gjithnjë larg vëmendjes mediatike. Në profilin e tij në Instagram mund të shohim shumëçka, përveç jetës së tij personale.
Këngëtari i “Threedots” ka ndarë sot me ndjekësit e tij një fotografi nga pushimet në ishujt Tropikale. Ai ka publikuar “dorën” e të dashurës së tij shoqëruar me një zemër.
Kaq (dhe shumë) ka vendosur të ndajë Klajdi me publikun nga kjo arratisje romantike, të paktën tani për tani!













































