Showbiz
Gjashtë rregullat e bukurisë së Dua Lipës…
2 Maj, 2023 | 2:00 pm

Dua Lipa ka 6 sekret bukurie dhe ju do t’i lexoni si më poshtë:
Dua preferon të mos vë grim sa më shumë që mundet.
Përvecse kur ka evente të rëndësishme Dua Lipa zakonisht nuk vë grim në përditshmërinë e saj.
“Mundohem të mos vë grim në ditët që nuk kam nevojë, por nëse duhet më merr vetëm 15 minuta”, tha ajo për ELLE UK.
Ajo heq grimin para gjumit
Këngëtarja zbuloi në një intervistë të mëparshme me Stylist se ajo është e vendosur për të mbajtur lëkurën nën kontroll, duke iu përkushtuar një rutine mëngjesi dhe nate që të dyja përfshijnë disa produkte dhe përbërës aktivë.
Nuk del nga shtëpia pas SPF.
Ajo filloi të aplikonte çdo ditë krem mbrojtës nga dielli në të njëzetat e saj, kur filloi të kujdesej më mirë për lëkurën e saj.
Ajo i adhuron trajtimet e fytyrës
Edhe në mes të orarit të saj të ngjeshur, Lipa gjen kohë për të bërë një trajtim fytyre veçanërisht në një nga sallonet e saj të preferuara në Londër.
Ajo rrallë heq vetullat
Lipa ka vetulla të plota në mënyrë natyrale, të cilat, fatmirësisht, nuk ranë kurrë viktimë e fenomenit të shkuljes së tepërt në fillim të viteve 2000. Kjo mund t’i atribuohet më së shumti afërsisë së saj me Gen Z, por edhe një prej rregullave të vjetra të nënës së saj.













































