Showbiz
Arbër Zeka i përgjigjet Luizit pasi e përmendi në Prime
27 Prill, 2023 | 2:03 pm

Në Prime-n e së martës,Luizi risolli në kujtesë edicionin e “Big Brother 5” ku pa si fitues Arbër Zekën me një kundështar shumë të fortë si Liami.
Në ‘Big Brother 5’ ka qenë një banor, Liami dhe ka një hyrë një banor, Arbër Zeka, nga Kosova.
Liami e ka pasur të gjithë shtëpinë nën kontroll, të gjithë e donin, të gjithë e shihnin si fitues të padiskutueshëm. Na erdhi Arbëri, u fut nën sqetullat e Liamit, bënte gjithçka që i thoshte Liami.E mësoi të luante, e mësoi të hante, e mësoi të vishej, e mësoi të sillej, e mësoi t’i bënte të gjitha dhe doli në finale. Arbër Zeka dhe Liami, kokë më kokë. Fitoi Arbëri dhe Liami tha: ‘Erdhi puna të mundë nxënësi mësuesin’. Por kjo gjë nuk do të ndodhë te ky ‘Big Brother’-u shpreh Luizi.
Dhe Arbri regoi kështu me 3 foto:
Tek e para tha “Faleminderit Kampion”
Tek e dyta:”Luiz, dy këshilla: E para, nëse nxënësi nuk del më i mirë së mësuesi, ka dështuar mësuesi. Luiz, këshilla e dytë: ‘Big Brother’ më ka mësuar që të mos ndryshoj dhe të arrij qëllimin që i kam vënë vetes. Kjo këshillë të ka shërbyer shumë mesa duket që e ke marrë nga unë.”
Tek e treta(dhe më pikantja):”“Kujdes nga nxënësja!(me foton e Efit). Se kur s’e pret, kërcet.
















































