Showbiz
Mami për herë të dytë dhe një punë e re në televizion. Olta Gixhari na i tha të gjitha…
26 Prill, 2023 | 8:29 am

Aktroja Olta Gixhari ka zbuluar se së shpejti do të vijë pranë publikut me disa projekte shumë të bukura dhe disa prej tyre do të jenë në bashkëpunim me Top Channel.
“Kam disa projekte dhe kontrata shumë të mira. Nuk mund t’i zbuloj tani por do të jetë Top Channel që do t’i zbulojë i pari. Disa janë në bashkëpunim me Top-in, por ka dhe të tjera. Do të jem këtu për një farë kohe dhe pastaj do të iki të zhdukem se do bëj gocën”, u shpreh ajo.
Mesa duket pas Big Brother jeta e Olta Gixharit do të jetë më shumë mes Shqipërisë dhe Spanjës.













































