Kryefjala Logo

Propozimi e bën për të qeshur Oltën dhe nuk i beson aspak

25 Prill, 2023 | 1:54 pm

Të shtunën që lamë pas,Luiz Ejlli i propozoi për martesë Kiara Titos dhe mori Po-në që shumë njerëz dyshuan në fillim.

Reagimet ishin të shumta si nga publiku i thjeshtë ashtu edhe nga kolegë VIP-a apo ish-banorë të shtëpisë,përveç Olta Gixharit..
Që meqë ra fjala e tha në emisionin e mëngjesit mendimin e saj.

Si fillim kur prezantuesi ka rikujton ajo qesh me të madhe dhe thotë :”Unë e kam thënë dhe aty brenda,qeshja dhe i thoja Kiarës ju nuk keni kimi bashkë dhe nuk e keni shumë të gjatë .

Unë vazhdoj të jem me të njëjtin mendim,aty e kam zbukuruar duke e thënë në këtë formë se nuk doja të godisja as njërin as tjetrin në këtë pikë se nuk kam dashur dhe unë e kam thënë shpesh që në atë shtëpi unë kam kursyer shumë njerëz veçanërisht Luizin.Skena nuk më bëri shumë përshtypje përveç fishekzjarreve që ishin shumë të bukura,nuk u emocionova sepse është diçka që Luizi e ka thënë muaj të tërë.”
Video:

Të ngjashme