Kryefjala Logo

Duke marrë shkas nga Blero këta janë VIP-at shqiptarë që janë divorcuar disa herë …

25 Prill, 2023 | 10:24 am

Blero Muharremi është divorcuar së fundmi nga Afrona Dika, duke e bërë përsëri martesën e dytë të dështuar. Madje Blero ka bërë një krahasim me martesën e parë ku sipas tij Afrona dhe Teuta (ish gruaja e parë), kanë shumë diferencë mes njëra tjetrës.

FC04BF5E D519 4C16 A579 3C4046781F0F

Tuna

Tuna ka provuar gjithashtu divorce. Martesa e parë e saj ka qenë me Rilind Rekën, dasma e të cilëve bëri shumë bujë për luksin. Më pas ajo u nda nga djali i ambasadorit Blerim Reka dhe pas disa vitesh Tuna bëri publike lidhjen me reperin Cozman, të cilët lanë trashëgimi superhitin “Fenix”, në vitin 2013. Pas ndarjes me Cozman, Tuna zyrtarizoi lidhjen me Patris Berishën, vëllain e këngëtarit Robert Berisha me të cilin ka dy fëmijë, është ndarë përsëri dhe thuhet se është në një lidhje përsëri me Cozman.

84CFE5D8 5784 499F ADF9 DDA1E86229E4

Rudina Dembacaj

Për dy divorce njihet edhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj. Fillimisht i dha fund lidhjes me Eduart Grishaj për tu martuar me Aleks. Arfaj, të cilin e la gjithashtu për ish deputetin e PS-së, Mark Frroku.

BF1C0CFF 2AB9 4D97 9F15 830B60818758

 

Seldi Qalliu

Seldi Qalliu ndoshta s’ka qenë u i martuar por ka patur lidhje serioze me shumë personazhe të showbizit. Ai u përfol fillimisht për lidhjen që kishte krijuar në Big Brother Albania me Domenikën, më pas për fejesën me Dafina Zekën, u fejua me këngëtaren Mimoza Shkodra dhe pas ndarjes nga Mimoza u përfol se ai kishte nisur një histori të re me Kejsi Medinin, vajzën e Sabianit.
Por mesa duket, Seldi paska gjetur sërish dashurinë. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë ai, përmes një postimi në Instagram ku shihet duke e puthur të dashurën, Sindin.

9C8F7A08 B5BF 4ED9 B234 1B5C597E52C9

Anna Oxa

Edhe këngëtarja Anna Oxa ka patur disa martesa. Fillimisht ajo u lidh në martesë me të ndjerin Franci Ciani  në vitin 1980 kur ajo ishte 19-vjeçe dhe ai 22-vjeç. Pas ndarjes me të Oxa ka patur edhe 3 martesa të tjera me muzikantin Gianni Belleno, më pas me sipërmarrësin nga Kosova, Behgjet Pacolli dhe me ish-truprojen e saj Marco Sansonetti.

D7652472 3452 4F99 9ACE B32F53C43BA4

Kastro Zizo

Martesa e parë e Klevis Begës me ish-bashkëshorten Jola Parapani u shoqërua me romancë, xhelozi dhe divorc. Dy prindërit e një djali, Dankanit i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2010, për shkak të disa fotove ku Kastro u fotografua duke kërcyer me një brune.Pas divorcit, Kastro u vendos në Prishtinë ku nisi bashkëjetesën me Erleta Hotin, marrëdhënie nga e cila erdhi në jetë një vajzë, Nia. Edhe kjo martesë e tij e dytë dështoi. Por Kastro Zizo është bërë baba për herë të tretë. Partnerja e tij Sara, ka sjellë në jetë djalin e tyre, të cilin kanë zgjedhur që ta pagëzojnë me emrin Dante.

5E294A05 EE9B 41CF 9984 F3B7509B9D02

Frederik Ndoci

Pas 17-vjetësh martesë, bashkëshortja i kërkoi Frederik Ndocit divorcin me pretendimin se kishte gjetur lumturinë e vërtetë dhe se ishte dashuruar me një femër, me të cilën donte të martohej. Jeta vazhdoi për këngëtarin e njohur shkodran dhe një dashuri e re trokiti. Lidhja me Aida Cacajn, një këngëtare kori në Amerikë, shënoi edhe martesën e dytë për Frederikun, por pas 10-vjetësh, u ndanë.Prej 10-vjetësh të tjerë tashmë, Frederiku është i lumtur me familjen e tij të re, bashkëshorten Alisa Baraku dhe dy fëmijët.

A11C0FB2 6B8C 458C 9E0D FE7C0B258E06

 

Të ngjashme