Kryefjala Logo

Megi Pojani reagon pas videos virale në varreza!

24 Prill, 2023 | 4:28 pm

Në rrjet ka qarkulluar një video e Megi Pojanit teksa nga varrezat kërcen e qesh. Kaq ka mjaftuar që rrjeti të ngrihet kundër saj.Nisur nga kjo Megi ka bërë një reagim, ku shkruan;

“Jam shumë e keqardhur për veprimet e mia tek video që është publikuar sot. Kam qenë te varri i stërgjyshes sime ku shkoj shpesh; e laj, i ndezi qiri dhe i vendos lule të freskëta, që varri t’i dalë në dritë.

Kjo është mënyra ime se si e ndërtoj komunikimin me një stërgjyshe që prindërit e mi e kanë dashur fort.

Është mënyra ime, jo e jotja, marrëdhënia ime me të, jo e jotja.

Varret s’lidhen vetëm me kujën e lotët.

Atë moment, kur është bërë video (3 vite më parë), e kam të gjallë dhe tani.

Çdo herë që vizitojmë që afërmit tanë në varreza mami ngarkohet dhe ne mundohemi ta bëjmë të qesh me idiotësitë tona. Kjo është shumë intime.

I kërkoj ndjesë përulësisht kujtdo që (me të drejtë) mund të jetë fyer nga veprimi im i pamatur.

Jam koshiente se sa mund të lëndojë, se ç’jam koshiente për qëllimet për se është bërë dhe publikuar kjo video – kurrë për t’u tallur me personin tim të dashur.

Uroj që personazhi im në rrjete sociale të mos keqkuptohet dhe mos të interpretohet si karakteri im i vërtetë dhe kam bindje që në aq kohë sa kam qenë pjesë e televizionit kam treguar se kush është Megi e vërtetë.

Uroj në mirëkuptimin e njerëzve që më kanë mbështetur deri tani, në rrjete sociale”.

A99C6020 3E04 4CFF A353 84A3195BF2DC

Të ngjashme