Kryefjala Logo

Nëpërmjet këtij postimi Beatrix Ramosaj thumbon banorët e BBV 2

24 Prill, 2023 | 11:43 am

Me gjithë debatet dhe hatërmbetjet në Big Brother, banorët e edicionit të parë të këtij reality show duket se kanë ruajtur një raport miqësor me njëri-tjerin. Trixa, Einxhel, Monika, Dj Dagz & Pm, Fifi, Beniada, Sarah, etj ruajnë ende një raport miqësor dhe shpesh i shohim edhe në gëzimet e njëri-tjerit. “Sa të mirë jemi o zot”, shkruan Trixa në Instagram.

E mesa duket Beatrix me anë të këtij postimi ajo ka dashur të thumbojë banorët e Big Brother Vip 2 të cilët deri tani duket se nuk kanë pikë kimie me njëri-tjetrin. Mos të flasim për debatet që kanë ende brenda shtëpisë, duke marrë parasysh që edhe dy javë na ndajnë nga finalja e madhe.

Megjithatë gjithçka mbetet për t’u parë kur gjithçka të ketë mbaruar…

355AF62A D859 4EFD 8038 D0F854CBB8E1

Të ngjashme