Kryefjala Logo

Historia e njeriut që shpëtoi një restorant nga falimentimi

21 Gusht, 2022 | 4:27 pm

Ka vënde që kthehen në kult, edhe pse bota ka miliona restorante. Sidomos kur bëhet fjalë për restorante ku xhirohen filma legjendarë. Për njërin prej tyre po flasim. Me një ofertë prej gjashtë milionë dollarësh, një miliarder misterioz ka vendosur të ndihmojë për të shpëtuar restorantin historik “Central Park” nga mbyllja.

Ky është Boathouse Loeb, një vend që shikon liqenin e brendshëm mes pemëve të larta ose mushkërive të famshme të New Yorkut. Por edhe vendin ku janë interpretuar skena të filmave dhe serialeve të famshëm, që nga “Harry të prezantoj Sally” tek “Sex and the City” .

Restoranti, në fakt, do të mbyllte dyert më 17 tetor të ardhshëm për shkak të kostove të papërballueshme nga ana e pronarëve, duke lënë të papunë plot 163 punonjës.

D3460961 1243 4526 90E2 997B0E070BDA

Të ngjashme