Lajme
606 jetë të humbura dhe 5000 të plagosur nga sulmet izraelite në Iran
24 Qershor, 2025 | 6:18 pm

Ka shkuar në 606 numri i iranianëve të vrarë nga sulmet izraelite që nga 13 qershori.
Ministri i Shëndetësisë së Iranit, Mohammad Reza Zafargani në një përditësim tha se më shumë se 5000 njerëz janë plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore.
Po ashtu ministri bën me dije se Irani ka parë sulmet më të këqija në 24 orët e fundit, me 107 të vrarë.
Megjithatë Irani dhe Izraeli arritën marrëveshjen për armëpushim, të njoftuar nga presidenti amerikan Donald Trump.
Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, ka deklaruar se Hamasi dhe Izraeli do të zhvillojnë negociata indirekte për një armëpushim në Gaza brenda dy ditëve të ardhshme.
Deklarata u bë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin libanez, Nawaf Salam, ku Al Thani shtoi se Katari po angazhohet për të lehtësuar bisedimet mes palëve në konflikt.
Ai gjithashtu u shpreh i shqetësuar për zhvillimet rajonale, duke theksuar: “Shpresojmë që Izraeli të mos përfitojë nga situata me Iranin për të sulmuar Gazën.”
Deklaratat e tij janë raportuar nga mediat izraelite, duke cituar burime të agjencisë ndërkombëtare Reuters.


















































