Kryefjala Logo

4 vjeçarja humbi jetën në Greqi, flet gjyshja: Jam në shok

24 Gusht, 2025 | 9:51 am

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vdekjen e 4-vjeçares shqiptare në Paxos të Greqisë, e cila u gjet e mbytur të premten pasdite në pishinën e një vile pranë shtëpisë ku jetonte me familjen e saj. Sipas mediave greke, kërkimet për vajzën filluan rreth orës 16:00 dhe zgjatën thuajse 50 minuta, derisa u gjet rreth orës 16:50.

Kryetari i bashkisë së Paxos, Spyros Vlachopoulos deklaroi se oficerët e policisë nxituan menjëherë në vendngjarje, të cilët u përpoqën të jepnin ndihmën e parë para se të mbërrinin mjekët, megjithatë fëmija kishte vdekur.

“Prindërit nuk e kuptuan që ajo doli jashtë dhe atje ka një vilë me pishinë, fëmija padyshim shkoi atje për të luajtur dhe pjesa tjetër është e trishtueshme…”, u shpreh Vlachopoulos.

Në të njëjtën kohë, drejtori i Qendrës Shëndetësore Paxos, Michalis Kantas, përshkroi përpjekjet që pasuan.

“Ne vazhduam CPR-në me oksigjen për rreth tre të katërtat e kohës. Ajo nuk reagoi, ishte mbytur”, u shpreh ai.

Vogëlushja do të festonte ditëlindjen me 26 gusht.

Gjyshja: Jam në shok

Gjyshja e 4-vjeçares ka deklaruar se është e shkatërruar nga tragjedia.

“Jam vërtet e shkatërruar. Policia mori burrin tim, fëmijën tim dhe dhëndrin tim për të shkuar në prokurori. Jam në shok, jam vetëm, jam gati të vdes”, tha gjyshja e 4-vjeçares për mediat greke.

Të ngjashme