Kryefjala Logo

3 vjeçari vdiq nga anestezia, ekspertiza mbahet peng prej 16 muajsh

6 Shkurt, 2025 | 8:36 am

Shkaku i vdekjes së Brianit përcaktohet qartë dhe në të njëjtën ekspertizë mjekoligjore të firmosur dhe dorëzuar më 20 tetor 2023 nga 2 mjekët. Në konkluzionin e tyre për shkakun e vdekjes thuhet qartë se cila është arsyeja që i ka marrë jetën 3-vjeçarit.

Shkaku i vdekjes së shtetasit Brian Spahou ka qenë dhënia e lëndes anestetike që ka sjellë vuajtjen qelizore të thellë me mekanizmin e insuficencës multiorganore të parikthyeshme.

Por, kjo ekspertizë është konsideruar e pamjaftueshme nga Prokuroria që ende e ka dosjen të hapur. Prokurorja e çështjes ka vendosur që të mos marrë për bazë ekspertizën nga doktorët e IML, por të çojë ekspertizën në Itali. Familjarët e vogëlushit të ndjerë dhe përfaqësuesir ligjor tyre thonë se nuk kanë marrë asnjë sqarim për ndërmarrjen e këtij veprimi.

‘I vetmi institucion që ligji në Republikën e Shqipërisë përcakton me të drejtën për të përcaktuar nëse ka patur shkelje nga pikëpamjet e mjekëve, në këtë rast vetëm Inistuti i Mjekësisëligjore. Vetëm në rastet kur ky insitut shkruan me shkrim se nuk kanë paisjet për të ekzaminuar, vetëm në këta raste mund të procedohet me kryerjen e analizave dhe inspektimeve jashtë Shqipërisë në institucione të certifikuar. Për hir të procedurës, eksperti duhet të vijë në Shqipëri dhe të paraqesë ekspertizën e tij në mënyrë që ky akt të marrë vlerë, përndryshe nuk mund të merret parasysh u shpreh avokati, Jordan Daci

Të ngjashme