Showbiz
Zjarr në motorin e avionit të Ryanair, pasagjerët zbresin nga avioni nëpërmjet jastëkëve të ajrit
3 Tetor, 2024 | 6:09 pm

Sipas gazetes online italiane Fanpage.it mësohet se aeroporti i Salentos Itali është rihapur për fluturime, pas mbylljes së shkaktuar nga zjarri në motorin e një avioni të kompanisë Ryanair që nisej nga Brindizi dhe drejtohej për në Torino. 184 pasagjerët, plus anëtarët e ekuipazhit, u evakuuan të gjithë. Nuk raportohet për të lënduar. Aeroporti i Puglias ka njoftuar se do të riplanifikohen fluturimet. Ndërkaq aeroporti i Salentos është rihapur për trafikun, pas mbylljes së shkaktuar nga zjarri në motorin e një avioni të Ryanair që nisej nga Brindisi dhe shkonte në Torino.
Rihapja u bë në orën 11:25 të mëngjesit të sotëm, të enjten 3 tetor, ndërkohë që bëhet e ditur që aeroporti ishte mbyllur në orën 8:36 të mëngjesit të sotëm. Tashmë fluturimet që janë ndalur në orët e fundit do të riplanifikohen.
Në bordin e fluturimit Fr 8826, kishte 184 pasagjerë, plus anëtarët e ekuipazhit, të cilët të gjithë u evakuuan menjëherë. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Zjarrfikësja ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe për disa orë nuk ka pasur mbërritje apo nisje nga aeroporti për shkak të operacioneve për sigurimin e avionit. Disa video të operacionit u publikuan në rrjetet sociale.
Aeroporti i Puglias ka lëshuar një deklaratë për episodin, duke informuar se “për shkak të një problemi me një avion në nisje, ishte e nevojshme mbyllja e aeroportit Salento në Brindisi”.
“Problemi – shpjegohej në shënim – i cili ndodhi kur avioni ishte gati për ngritje, përfshinte evakuimin e pasagjerëve përmes rrëshqitjeve emergjente. Të gjitha operacionet u kryen me siguri maksimale për pasagjerët dhe ” ekuipazhi”.

Siç thuhet në komunikatë, pasagjerët u dërguan “në aeroport ku u ndihmuan nga stafi i Aeroporti di Puglia. Teknikët e kompanisë po punojnë për ndërhyrjet brenda kompetencës së tyre dhe të nevojshme në mënyrë që Aeroporti i Puglias të mund të vazhdojë me kontrollet e mëvonshme të përdorshmërisë së pistës dhe të vijohet me rihapjen e aeroportit”.














































