Gëzim në Familjen Mbretërore! Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër të një djali

10 Korrik, 2026 | 1:42 pm

Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi, janë bërë prindër të një djali këtë të premte, më 10 korrik 2026.

Çifti ka mirëpritur në jetë vogëlushin, të cilit i kanë vendosur emrin Aleksandër. Sipas informacioneve të publikuara, foshnja ka ardhur në jetë rreth orës 05:30, ndërsa si nëna ashtu edhe djali gëzojnë gjendje të mirë shëndetësore.

Princ Leka dhe Blerta Celibashi e konfirmuan publikisht lidhjen e tyre rreth një vit më parë, ndërsa në muajin mars të këtij viti kurorëzuan dashurinë me martesë në një ceremoni private.

Për Princ Lekën, Aleksandri është fëmija i dytë. Ai është gjithashtu baba i Geraldinës, vajzës nga martesa e mëparshme me Elia Zaharia.

Të ngjashme