Kryefjala Logo

Basha: 7 vite plot dështime, Rama vetëm e shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë

16 Nëntor, 2020 | 5:52 pm

Përmes një postimi në Twitter, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se në 7 vite qeveria e Ramës ka qenë e mbudhur plot me dështime.
Për këtë, shkruan kryedemokrati, shumëkush mendon se gjërat nuk do të jenë ndryshe, por ai siguron se do të jenë ndryshe.
“Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit, që jep ndihmë financiare për çdo familje. Një qeveri që ka një plan kundër pandemisë, që investon tek shëndetësia.

Pas 7 vitesh plot dështime, ku Rama vetëm e shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë, shumëkush priret të mendojë se nuk mund të jetë ndryshe. Por e vërteta është se mund dhe do të jetë ndryshe – bashkë ne do ta bëjmë realitet!”, shkruan Basha.

6A420BEC 4E18 4AF6 95DE AFEE7C332542

Të ngjashme