Kryefjala Logo

Arti në zi:Ndërron jetë aktori i njohur i humorit, Zef Deda

24 Nëntor, 2023 | 11:40 am

Aktori i njohur Zef Deda ka ndërruar jetë. Mjeshtri i humorit shkodran ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare. Prej kohësh Deda vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ndërkohë, djali i tij, Julian Deda ka reaguar në rrjetet sociale, duke vendosur dhe një fiongo të zezë në shenjë zie.Aktori ka dhënë një kontribut të pashoqë në artin shqiptar.

Zef Deda ndër shumë role në karrierë ka interpretuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=469&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Flajm i fundit arti ne zi nderron jete aktori i njohur zef deda%2F%23gsc.tab%3D0&referer=https%3A%2F%2Fwww.google

 

Të ngjashme