Kryefjala Logo

Ish-fituesi BBVA:”Traumë e madhe e shoqërisë nëse fiton Romeo”

16 Maj, 2024 | 2:29 pm

Ish-fituesi i të njëjtit format por pa “VIP-a”,Anaid Kaloti është shumë aktiv në rrjete sociale dhe intervista rreth BBVA3.

Përballë gazetarit Blendi Salaj,Anaidi u shpreh se do të ishte traumë e madhe për shqiptarët nëse fitonte Romeo Veshaj këtë edicion të BBVA3.

Anaidi:”Do të ishte traumë e madhe e shoqërisë nëse do ta fitonte Big Brother Romeo”
Blendi:”Pse?!”
Anaidi:”Sepse unë mendoj që në profesionin që është së pari,duhet të dijë të lexojë,më kupton për sa kohë Romeo nuk artikulohet mirë para letrës le të themi,më bën të mendoj që nuk meriton ta fitojë atë lojë.

Domethënë nëse Romeo do ta fitonte,shumë njerëz nga Bigu kam përshtypjen do ishin të zhgënjyer edhe pse rrota e fatit e ka sjellë në një moment ku Romeo mund të jetë një nga fituesit.”

Të ngjashme