Kryefjala Logo

Edi Rama zhduk zyrtarisht Partine Socialiste. Ai fshin çdo shenjë të socialisteve ne posterat elektorale.

7 Nëntor, 2020 | 3:28 pm

Një trëndafil në sfond rozë. Ky ka qënë dikur flamuri dhe simboli i Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Ishte por nuk është më.

I akuzuar si njeriu që e kthehu PS-në në një sekt të Rilindjes, kryeministri Edi Rama duket se po e tregon hapur faktin e zhdukjes së simboleve partiake, madje edhe në organizime publike.

Dje ai ishte në Durrës, në një takim elektoral në kuadër të turit “Deputeti që duam” dhe ku u pa qartë se për të dhe enturazhin e tij PS është thjesht një kujtim për socialistët tradicionalë.

Sot, kryerilindasi dhe rilindasit e tjerë kanë “partinë” e tyre, Rilindjen. As roza nuk ekziston më. Ajo është mavijosur. Ndërsa për trëndafil as që bëhet fjalë.

A do t’ja falin këtë gjë socialistët e vërtetë? 25 prilli është dita e përgjigjes…

Të ngjashme