Showbiz
Tuna vulos rikthim me Cozman të cilin e quan ‘toksik?’
13 Prill, 2023 | 2:57 pm

Tuna po shijon suksesin e këngës së re me një njohje të vjetër si Cozman,të cilët përveç hiteve kishin edhe një romancë.
Ndarja erdhi dhe të dy vazhduan jetën e tyre me Tunën që bëri dy fëmijë me Patris Berishën dhe Cozman në Angli me histori të ndryshme por asgjë zyrtare.
Pasi Tuna na la të kuptonim se edhe me Patrisin i kishte dhënë fund,lajmi për një bashkëpunim midis dyshes ishte padyshim më surprizues.
Ajo mohoi zërat për rikthim dhe se kishte vetëm miqësi,por postimi I fundit nuk duket kështu..
Ajo ka ripostuar në faqen e saj Instagram një video të një vajze ku në sfond ka këngën “I huj” dhe shkruan:”Tuna na mësoi të mos humbasim kohë kot, se në fund do kthehesh tek toksiku.”
Mos vallë pohoi në heshtje dëshirën e shumë fansave?














































