Kryefjala Logo

Tragjike në Vlorë, humb jetën 19 vjeçari në aksident, një tjetër në gjendje të rëndë

1 Qershor, 2025 | 3:48 pm

Aksident tragjik në rrugën nacionale Vlorë-Fier. Dy të rinj u aksidentuan pasditen e së dielës, pas daljes nga rruga të motorit me të cilin udhëtonin.

Viktima është L.Ll, 19 vjeç, ndërsa i plagosuri Tomorr Brati ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën.

Aksidenti rrugor ndodhi në rrugën Nacionale Vlorë-Fier pranë një karburanti ku një motor tip Piagio me targa AK653 ka humbur kontrollin dhe si pasoje ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me shtyllën elektrike dhe një shtyllë tjetër druri.

Si pasojë e aksidentit të rëndë ka humbur jetën në vend 19-vjeçari, ndërsa i plagosuri tjetër është transportuar drejt spitalit rajonal të Vlorës, në gjendje kritike për jetën.

Të ngjashme