Showbiz
Titulli : Katy Perry nje grua si gjithe te tjerat. Pas shtatzanise nuk ben foto si modele.
27 Shtator, 2020 | 11:32 pm

Fotot e fundit të Katy Perry tregojnë se jo të gjithë VIP-at janë si modele pas lindjes
Katy Perry u bë nënë për herë të parë në fund të muajit të shkuar. Fare pak ditë pas lindjes, këngëtarja nuk e pati aspak problem të tregojë format fizike post-partum.
Me barkun ende të fryrë dhe disa kilogramë të tepërt mbi supe, ndjekësit e komplimentuan Katy-n për foton pa filtra që publikoi, për të bërë më pas xhiron e rrjetit. Këngëtarja është fotografuar në publik për herë të parë pas lindjes, jo më larg se ditën e djeshme. Perry realizoi disa blerje e vetme, ndërsa kishte zgjedhur një fustan jeshil me motive rozë dhe shapka të sheshta, për t’u ndjerë sa më komode. Të gjitha këto, kombinuar me një kapelë dhe syze, që i mbulonin tërësisht fytyrën. Natyrisht, edhe maska mbrojtëse bën jo pak punë në këtë rast.
Katy duket se po shijon në maksimum mëmësinë dhe rikthimi në format fizike të mëparse, duket se nuk është ndër të parat në listën e saj. Një veshje e stilit bohem, flokët e kapura bisht dhe një kapele me strehë, janë gjithçka që duhen për një mami të re si Katy. Këngëtarja duket vërtetë bukur, apo jo?












































