Kryefjala Logo

Tiranë: 45-vjeçari kthehet në makth për vajzën në kryeqytet, e përndjek “këmba-këmbës”

1 Qershor, 2025 | 5:16 pm

Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike, ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A. Sh., 45 vjeç.

Pasi ky shtetas dyshohet se ka përndjekur një 28-vjeçare, përmes telefonatave dhe mesazheve.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 45 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet thirrjeve/mesazheve telefonike ka përndjekur një 28-vjeçare, njofton policia.

Ndërkohë në pranga kanë përfunduar tre shtetas pasi i kanë këputur nga qafa varësen e floririt një shtetaseje.

Sipas njoftimit të policisë, të arrestrurit janë U. G., 18 vjeç, S. S., 20 vjeç, dhe R. H., 38 vjeç, pasi shtetasit U. G. dhe S. S., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë këputur nga qafa varësen e floririt një shtetaseje.

Më pas, ata varsen e vjedhur e kanë shitur në në dyqanin e shtetasit R. H.

Arrestuan në flagrancë shtetasit U. G., 18 vjeç, S. S., 20 vjeç, dhe R. H., 38 vjeç, pasi shtetasit U. G. dhe S. S., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë këputur nga qafa varësen e floririt një shtetaseje dhe më pas e kanë shitur në dyqanin e shtetasit R. H.; njofton policia.

Të ngjashme