Lajme
Tentuan arratisjen nga burgu i Fierit, Dan Hutre dhe tre të burgosur do vuajnë dënimin në 41Bis
5 Janar, 2024 | 2:19 pm

Ditën e djeshme në burgun e Fierit, i burgosuri Dan Hutra së bashku me 3 të burgosur të tjerë, Martin Kapllanin, Geraldo Veizi dhe Feti Kovaçi tentuan arratisjen nga ambjentet e burgut.
Ata u pikasën nga kamerat e sigurisë teksa po prisnin zgarën e dritares së qelisë për t’ u arratisur.
Ndërsa sot është vendosur që këta 4 të burgosur të kalojnë në regjim të posaçëm për shkak se konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe pritet të hyjnë në regjimin 41 bis.


















































