Lajme
Tentoi të realizonte sfidën e TikTok, humb jetën 18 vjeçari shqiptar
30 Janar, 2024 | 5:39 pm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht, teksa realizonte një sfidë për “Tik-Tok”. Bëhet fjalë për të riun, të identifikuar nga mediat vendase si Lorenzo Pjetrushi, i cili sipas informacioneve ra aksidentalisht nga kofano e makinës së shokut, ku po realizonte një sfidë për rrjetin social “Tik-Tok”.
Fatkeqësisht Lorenzo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua në asfalt dhe më pas u godit nga makina, ndërsa mësohet se ngjarja e rëndë ka nodhur më 20 janar dhe i riu u dërgua me urgjencë në spital, por ditën e sotme si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Ai u mundua të realizonte sfidën “sërfimit mbi makinë në lëvizje”, sfidë e cila po përhapet me shpejtësi në këtë platformë, por fakteqësisht për të ka rezultuar fatale.


















































