Kryefjala Logo

Gazetarja flet për momentin e sikletshëm: Kur Berisha pësoi gol nga mesi i fushës, fillova me fjalët e mija, ngjitur kisha nënën e tij

16 Qershor, 2021 | 4:45 pm

Patrik Schik i Çekisë ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga mesi i fushës në këtë Europian, duke realizuar nga 50 metra largësi në portën e Skocisë.

Një gol i tillë nuk shënohej që prej vitit 1980 në një kampionat europian.

Të gjithë besoj e mbani mend golin që ka pësuar Etrit Berisha në ndeshjen me Kazakistanin nga mesi i fushës.

Moderatorja Sidorela Gjoni ka treguar në Jashtë Loje një episod të sikletshëm që i ka ndodhur në stadium. Në ndeshjen që Shqipëria fitoi me Kazakistanin në Nations League (15 nëntor 2020), kuqezinjtë fituan 3-1 por gardiani Etrit Berisha pësoi gol nga mesi i fushës.

Në lidhje me këtë rast, Gjoni ka treguar se është “përplasur” me nënë e Berishës në stadium, kur ajo kishte nisur të shante portierin që nuk ishte në portë. Batuta dhe humor në studio, me Gjonin që për herë të parë ka treguar rastin në një lidhje Skype me gardianin kuqezi.

“Po ta them për herë të parë. Të të zbuloj një sekret. Unë isha e ulur ngjitur me nënën e Etritit dhe nuk e dija. Në momentin që pësuam golin, fillova dhe unë me fjalët e mia.

Dhe ajo si një zonjë e vërtetë, u kthye nga unë e tha: Duhet ta kuptoni se ata kanë presionin e tyre. I thashë është i afërmi juaj. Më tha: Është djali im”, tha Gjoni.

Të ngjashme