Showbiz
Shtyhet seanca gjyqësore për motrat Berisha, ja arsyeja
17 Tetor, 2024 | 3:55 pm

Seanca ndaj motrave Antonela dhe Mariela Berisha është shtyrë për ditën e nesërme në orën 12.00.
Shkak u bë mos shoqërimi i Mariela Berishës nga blloku i sigurisë në Gjykatën e Tiranës.
Dy motrat u vetëdorëzuan dje në Policinë e Tiranës, ndërsa akuzohen për “plagosje të rëndë me dashje” ndaj modeles Klea Prenga.
Për Antonela Berishën gjykata ka caktuar në mungesë masën “detyrim për paraqitje”, ndërsa për të motrën masën e “arrestit në burg”.














































