Kryefjala Logo

Sara dhe Ledri marrin hapin e papritur

11 Tetor, 2024 | 3:36 pm

Krisja’ në marrëdhënien e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë përgjatë muajve të fundit.

Së fundmi, Ledri u pa me Rina Zaitin rrugëve të Londrës, duke i forcuar edhe më shumë spekulimet se ata janë bashkë, dhe jo vetëm.

Reperi bashkë me (ish) gruan, Sara Hoxhën, i shtuan flakës së thashethemeve akoma më shumë benzinë për ndarje e lidhje të re me një veprim të fundit.

Tanimë dyshja, Ledri e Sara, e kanë eliminuar njëri-tjetrin nga lista e personave që ndjekin në llogaritë e tyre të Instagramit.

Kujtojmë se Ledri dhe Sara kanë një vajzë se bashku, e cila quhet Poema Blue. Gjithashtu Ledri po përflitet për një Romancë të re me Rina Zaitin.

Të ngjashme