Kryefjala Logo

Sali Berisha u la i lirë pas ‘arrestit në shtëpi’,reagon Armina Mevlani

28 Nëntor, 2024 | 10:27 am

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e djeshme doli për herë të parë pas 11 muajsh nga banesa e tij. GJKKO vendosi paraditen e së mërkurës rrëzimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për liderin e demokratëve. Ky vendim i togave të zeza solli gëzim dhe shpresë për demokratët të cilët nuk kursyen lavdet për Berishën.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe nusja e familjes Berisha, Armina Mevlani. Në llogarinë e saj në “Instagram” , Armina ka vendosur që të reagojë përmes një thënie të Martin Luther King.

“Liria nuk jepet kurrë vullnetarisht nga shtypësi, ajo duhet të kërkohet nga të shtypurit”, shkruhet në storyn e Arminës.

IMG 0220

Të ngjashme