Showbiz
Rrjeti kundër BBVK:Rikthimi i Xhenetës manipulim?
20 Nëntor, 2024 | 8:43 am

Në një televotim midis Drenushes dhe Xhenetës,kjo e fundit u shpall më pak e votuara dhe duhej të braktiste shtëpinë e BBVK.
Por,Xheneta mori një biletë të kthimit dhe u rikthye në shtëpi, duke shkaktuar të papritura dhe dyshime mes fansave të spektaklit. Spekulimet për mundësinë e një manipulimi të mundshëm shpërthyen menjëherë në rrjetet sociale. Përdoruesit e platformave të ndryshme vërejtën një detaj të çuditshëm: kutia e biletës duket se ishte hapur më parë, duke ngjallur dyshime për mënyrën se si Xheneta kishte zbuluar përmbajtjen e saj.
Ajo vetë krijoi më shumë paqartësi kur tha se, përpara se të hapte biletën plotësisht, kishte lexuar një pjesë të saj ku shkruhej “Ti kthehesh në shtëpi”.














































