Showbiz
Rreper më i mirë Ledri apo Noizy? Matolale thumbon hapur
22 Prill, 2023 | 6:59 pm

Nga miq u kthyen në armiq, bëhet fjalë për Noizyn dhe Matolalen, ku me siguri u kujtohet të gjithve sherri mes tyre.
Në një intervistë për “After-Party Show”, ai është vënë përballë një zgjedhjeje: Mes Noizy-t dhe Ledri Vulës, kush është reper më i mirë, sipas Matos?
Në fakt kësaj pyetje, Matolale ka zgjedhur t’i përgjigjet duke ironizuar një tjetër reper. Duke qeshur, si duket me ironi Mato tha emrin e kundërshtarit të tij, Dullës si reperi më i mirë.













































